A u arrestua Zafir Berisha nga Policia e Kosovës? Flasin nga Nisma në Prizren

Ish deputeti i Kuvendit të Kosovës, Zafir Berisha është duke u intervistuar në stacionin Policor të Prizrenit.
Zëdhënësi i Nismës në Prizren, Erzen Musliu ka thënë për Indeksonline se Berisha është duke e dhënë një intervistë për një kundërvajtje.
“Është ftuar për një intervistë lidhur me një kundërvajtje në trafik. Pra nuk bëhet fjalë për arrestim”, ka thënë ai duke mos dhënë detaje tjera.
Zafir Berisha ka qenë për disa mandate deputet në Kuvendin e Kosovës si dhe zv/ministër i Punëve të Brendshme. Ai është kryetar i degës së Nismës në Prizren.