A u finalizua me kohë marrëveshja N’Golo Kante – Fenerbahce?!
Futbollisti i Kombëtares së Francës, N’Golo Kante, është afër transferimit te skuadra turke, Fenerbahce.
Edhe pse ka përfunduar afati i janarit, transferimi i mesfushorit francez pritet të finalizohet sot, shkruan Indeksonline.
Fenerbahce duket se me kohë dërgoi dokumentacionin në FIFA dhe tani vetëm po e presin dritën e gjelbër.
Përveç Kante-s, edhe transferimi i En-Nesyrit pritet të finalizohet sot tek Al Ittihadi nga Arabia Saudite.
Transferimi i Kantes te Fenerbahce pritet të kryhet për 4 milionë euro./Indeksonline/

