19:28 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

A u frymëzua LDK nga ky kandidat për sloganin e ri?

Lidhja Demokratike e Kosovës gjatë ditës së sotshme prezantoj sloganin e partisë për zgjedhjet e 6 tetorit.

“Beso. Beso në shtet të drejtë, të barabartë, të zhvilluar. Beso në ndryshim. Beso në fitore. Beso në Lidhjen Demokratike të Kosovës.”,  kështu kishte shkruar Vjosa Osmani në një postim sot .

Kandidati për deputet i koalicionit AAK-PSD, Erolld Belegu pretendon se slogani ‘Beso’ i është vjedhur atij.

Në një prononcim për Indeksonline, Belegu tha se mendon se ideja për slogan i është vjedhur.

“Po. Mendoj se ideja për slogan më është vjedhur.”, përfundoi ai.

Belegu e ka nisur fushatën e tij me sloganin ‘E Besoj’./Indeksonline/

Image may contain: 1 person, suit