75 Mall Live Search
20:06 / E Mërkurë, 10 Prill 2024 / AR

A u nda nga bashkëshorti? Kjo foto e Adelina Tahirit zbulon gjithçka

Adelina Tahiri prej kohësh ka qenë në fokus të medias.

Shkas për këtë u bënë raportimet e ndarjes me avokatin maqedonas Serjoza Markov.

Kohë shumë e gjatë kaloi pa fotografi të përbashkëta, sinjal ky i qartë se gjërat nuk janë më së miri.

Madje, ishte vetë Adelina që në disa intervista e pranoi publikisht krizën në të cilën po kalonte.

E pavarësisht çka ndodhi me të, një gjë është e sigurtë – turbulencat i përkasin të kaluarës.

Këtë e ka vulosur me një foto sot për Bajram, krah Markov dhe djalit, Jonin.

Me këtë shkrepje, Adelina ka dashur të përçojë mesazhin e familjes kompakte dhe të lumtur që ka tejkaluar sfidat e kohëve të fundit.