16:48 / E Premte, 18 Janar 2019 / indeksADMonline

A u përjashtua Barcelona nga Kupa e Mbretit? Ja vendimi final

Komisioni Disiplinor në La Liga e ka nxjerrë vendimin për fatin e Barcelonës në Kupën e Mbretit.

Gjyqtari kryesor i komisionit, Carmen Perez ka thënë se Barcelona do të jetë pjesë e kupës pasi që Levante e ka paraqitur me 33 minuta vonesë ankesën.

“Ankesa e paraqitur nga Levante UD në 9:33 në këtë të premte është marrë jashtë afatit të caktuar. Kështu që Komisioni nuk mund të nxjerrë pozitive ankesën që dërgohet jashta afateve. Barcelona do të jetë pjesë e çerekfinales” thuhet në vendim.

Ankesa e Levantes ishte plotësisht e drejt, por që skuadra ka vonuar anën ligjore të saj dhe kështu edhe zyrtarisht është e eliminuar./Indeksonline/