A u shkel rregullorja e Kuvendit të Kosovës me shtyrjen e seancës për në orën 20:00?

Mos mbajtja e seancës konstituive sot nuk përbën shkelje të Rregullores së Punës së Kuvendit të Kosovës, pasi situata e krijuar për shkak të paralajmërimit për shpërthim me bombë konsiderohet si rrethanë emergjente. Këtë e theksoi njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu.
“Është çështje emergjente, s’është shkelur rregullorja e Kuvendit”, ka deklaruar ai për KP.
Pas marrjes së mesazhit se një bombë do të shpërthente brenda 10 minutash në ndërtesën e Kuvendit, policia urdhëroi largimin e deputetëve, stafit dhe gazetarëve nga objekti i Kuvendit të Kosovës.
Kësisoj, mbajtja e seancës konstituive për herë të 42-të u shty për në orën tetë të mbrëmjes, duke kaluar 48 orëshin.
Lidhur me këtë, profesori universitar, Mazllum Baraliu tha se duhet të merren parasysh emergjencat, duke iu referuar situatës së krijuar sot në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës.