75 Mall Live Search
15:21 / E Hënë, 10 Prill 2023 / shkelqim osmanaj

A u takua vërtet Benzema me Rihanna-n? Francezi sqaron mardhënien me këngëtaren

Karim Benzema u takua me këngëtaren amerikane Rihanna në një klub nate në vitin 2015.

Ata u përfol se ishin lidhur për një kohë përpara se të ndaheshin në vitin 2017.

Megjithatë, vetë sulmuesi ka sqaruar situatën. Kur u pyet për romancën e supozuar, ai u përgjigj me shaka: “Unë nuk e ndjek atë në Instagram, nuk e ndjek”.

Kur gazetari vazhdoi të insistonte në versionin e marrëdhënies, Benzema tha: “E keni gabim”.

Besohet se ata ishin thjesht në kushte miqësore.

Në fakt, Rihanna-s i pëlqen të shoqërohet me futbollistë dhe ka shumë foto të saj në krah të lojtarëve të famshëm. /abcnews.al/