75 Mall Live Search
13:01 / E Martë, 12 Gusht 2025 / AR

A vazhdon pas “BBVA”-së miqësia mes Livias dhe Rozana Radit?

Rozana Radi ka uruar publikisht mikeshën e saj, Livia Brunga, me një dedikim për ditëlindjen. Ajo kujtoi se miqësia e tyre nisi brenda shtëpisë së Big Brother, si një lidhje që nuk kërkohet, por të gjen papritur dhe që i mbijetoi sfidave e zhurmave sepse ishte ndërtuar mbi diçka të vërtetë.

“Ti je uragani im i vogël, me energjinë dhe zjarrin që të rrëmben pa paralajmërim. Më ke mësuar të shoh botën ndryshe, me më shumë ndjeshmëri dhe forcë,” shkruan Rozana, duke e quajtur Livia-n një bekim që nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, por ndjehet në heshtje, në praninë e saj.

Ajo shton se vitet mund të ndryshojnë shumë gjëra, por shpreson që Livia të mos humbasë “maninë” e saj për të kundërshtuar, duke e cilësuar si pjesë të bukurisë së saj.