09:59 / E Diele, 06 Tetor 2019 / indeksADMonline

A votoi gruaja e Albin Kurtit?

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja Rita K. Augestad-Knudsen dhe vajza e tyre.

Derisa Kurti po e kryente detyrën e tij qytetare dhe kushtetuese të votimit, bashkëshortja me vajzën qëndruan jashtë vendvotimit, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, Kurti votoi në Fakultetin Juridik në Prishtinë.

“Gruaja ime nuk ka mundur që të votojë ngase ka nënshtetësi norvegjeze. Vajza ka nënshtetësi kosovare por është ende e vogël”, ka deklaruar Kurti.

/Indeksonline/