13:02 / E Hënë, 20 Dhjetor 2021 / AR

A vuan nga kanceri? Naser Berisha flet për sëmundjen dhe rikthimin në muzikë

Artisti i mirënjohur, Naser Berisha ishte i ftuar këtë të hënë në emisionin e mëngjesit në Abc, ku foli për projektet e tij të reja dhe për nismën e bamirësisë që është angazhuar së fundmi.

Gjatë bisedës, Naseri foli për koncertin bamirës që u mbajt dje në Tiranë për të ndihmuar fëmijët që vuajnë nga kanceri.

Ai tregoi se ndihet i lumtur për kontributin e tij që po jep në këto nisma shoqërore për faktin se dhe vetë është përballur me probleme shëndetësore, që e kanë mbajtur për disa vite larg skenës. Ai shpjegoi se ndryshe nga çfarë është raportuar nëpër portale, nuk vuan nga një sëmundje vdekjeprurëse.

“Kam pasur probleme shëndetësore por nuk lidhet me kancerin. Unë kam një sëmundje tjetër alopecia, nuk është e rrezikshme për jetën por ka ndikim të fizikut të jashtëm.”, tha ai.

Berisha u ndal dhe te albumi që do të dalë në shkurt 2022 ndërsa shprehu dëshirën për të bërë një tur në Shqipëri dhe Kosovë.