“a.y.l.a.n” sonte në Teatrin e Gjilanit

Sonte me fillim nga ora 16:00 në Teatrin e Gjilanit vjen shfaqja fituese e Festivalit të Dramës Origjinale Shqipe “Talia e Flakës 2020” për “shfaqjen më të mirë” të Festivalit dhe për “regjinë më mirë”. “a.y.l.a.n” nga Jeton Neziraj, regjisore Blerta Rrustemi Neziraj.
“a.y.l.a.n’ është një performancë teatrore, që në mënyrë ironike shpërfaq dramën aktuale të refugjatëve në Evropë dhe përpjekjen e paskrupullt të shumë njerëzve për të përfituar nga tragjedia e tyre.
Luajnë: Aurita Agushi, Ernest Zymberi, Kushtrim Qerimi, Tringa Hasani, Gani Rrahmani, Alban ShahiqiJu mirëpresim! Mos e humbisini! E jashtëzakonshme!Biletat 2 euro. Për studentë, pensionistë dhe kategori tjera sociale vetëm 1 euro.