“Alba Group” në kohë festash dhuron 2 shtëpi për 2 familje në nevojë në qytetin e Hanit të Elezit

Familja Ramuka nga Hani i Elezit, si pronarë të Kompanisë “ALBA GROUP” SH.P.K. dhe rrjetit të tyre të bizneseve në Kosovë dhe rajon, ka kënaqësinë t’ju njoftoj se në përmbyllje të vitit 2024, në këtë sezon dimri, i dhuron 2 shtëpi për 2 familje në nevojë në qytetin e Hanit të Elezit, me qëllim të përmirësimit të kushteve të tyre të jetesës.
Dhurimi i këtyre 2 shtëpive është vazhdimësi e humanizmit të treguar të familjes Ramuka dhe kompanisë “ALBA GROUP” SH.P.K., ndër vite dhe ky humanizëm do të vazhdojë edhe në të ardhmen, në mënyrë që sadopak të mund të kontribuojnë në përmirësimin e kushteve të jetesës për familjet që kanë nevojë në tërë Kosovën.