AAK akuzon qeverinë për propagandë rreth pagave të ushtarëve

Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Kushtrim Xhemaili, ka kritikuar ashpër qeverinë për atë që ai e quan propagandë rreth pagave të ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Kjo vjen pas deklaratës së një zyrtari qeveritar që tha se ushtarët e FSK-së paguhen 600 euro në muaj.
Sipas Xhemailit, realiteti është shumë më ndryshe. Ai shpjegoi se rekrutët e FSK-së marrin vetëm 205 euro në muaj, ndërsa ushtarët me përvojë kanë një pagë bruto prej 588 euro.