75 Mall Live Search
10:40 / E Mërkurë, 05 Janar 2022 / OSH

AAK braktis seancën për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit komunal të Prishtinës

Gjashtë asamblesitët e AAK-së, e kanë lëshuar sallën ku pritet të votohet për zgjedhjen e kryesuesit, shkruan IndeksOnline.

Pas propozimit që Fehmi Kupina të merr pozitën e kryesuesit në Kuvendin Komunal në Prishtinë, të njëjtit kanë braktisur sallën.

Lëvizja Vetëvendosje si subjekti më i madh politik në asamble, ka hequr dorë nga e drejta që të propozoi emrin për kryesues.

Pak më parë është arritur marrëveshja mes LDK-së dhe PDK-së për bashkëqeverisje./IndeksOnline/