75 Mall Live Search
14:58 / E Shtunë, 08 Nëntor 2025 / F.R

“AAK drejt fitores në gjashtë komuna”, Haradinaj paralajmëron rikthim të madh politik

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka paralajmëruar rikthim të fuqishëm politik të partisë në zgjedhjet lokale, duke theksuar se nesër Aleanca do të dëshmojë besimin e qytetarëve në disa nga komunat kryesore të vendit.

“Nesër është dita e fuqizimit të madh politik të Aleancës,” ka deklaruar Haradinaj.

Ai ka theksuar se Aleanca është gati të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me Gjakovën, Suharekën, Klinën, Junikun dhe Rahovecin.

“Nesër, Aleanca do të konfirmojë fuqinë e vet politike për të udhëhequr me Gjakovën, Suharekën, Klinën, Junikun dhe Rahovecin,” u shpreh ai.

Haradinaj tha se kandidatët e AAK-së do të dëshmojnë lidership të përgjegjshëm dhe qeverisje cilësore në shërbim të qytetarëve.

“Ardian Gjini, Bali Muharremaj, Zenun Elezaj, Smajl Latifi dhe Agron Kuçi, do t’i bashkohen Bashkim Ramosajt duke dëshmuar se qeverisja lokale mund të jetë shembull zhvillimi, serioziteti dhe shërbimi për qytetarin,” theksoi Haradinaj.