AAK e LDK bashkojnë forcat në Gjakovë
Ardian Gjini i AAK-së ka arritur marrëveshje me Shefqet Shehun e LDK-së për balotazhin që zhvillohet sot një javë.
Gjini ka konfirmuar për IndeksOnline se ka një dakordim për të bashkëpunuar me LDK-në dega në Gjakovë për të ecur përpara bashkërisht.
Detajet ka thënë se do t’i shpalosin ditëve në vijim.
Kujtojmë se kryetari aktual i Gjakovës ndodhet në balotazh me Ardian Golën e Vetëvendosjes. /IndeksOnline/

