75 Mall Live Search
13:36 / E Premte, 11 Nëntor 2022 / L K

AAK fton në interpelancë Kurtin pas situatës së krijuar në vend, propozon rezolutë 4 pikëshe

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, bëri thirrje Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në interpelancë për masat urgjente të Qeverisë së Republikës së Kosovës në raport me situatën e krijuar në vend.

Haradinaj i bëri thirrje Kurtit me arsyetimin se situata politike dhe e sigurisë në Kosovës është ndër më të rëndat në këto 22vjet.

“Serbia me aleatët e saj ka krijuar një skenar të destabilzimit të situatës në Kosovës, duke urdhëruar përfaqësuesit serbë në institucionet shtetërore publike dhe të sigurisë t’i braktisin ato”, thuhet në arsyetimin e Haradinajt.

Haradinaj akuzojë Kurtin për zgjedhjen e skenarit të keq, kështu duke mos përfillur kërkesën e SHBA-së për shtyren e marrëveshjes për targa.

Ai propozoj që Kuvendi i Kosovës ta votojë rezolutë më këto pika./IndeksOnline/

Rezoluta e propozuar:

1. Qeveria të marr vendim menjëherë për shtyrje të vendimit për targa deri në marrëveshjen finale për njohje me Serbinë

2. Institucionet e Kosovës fillojnë dialogun intensiv me serbët e Kosovës për t’u kthyer në institucionet e Kosovës

3. Qeveria të nisë komunikimin intensiv me faktorët relevantë në vend, përfshirë opozitën, si nevojë e daljes nga gjendja e krijuar

4. Të kërkohet një samit në SHBA, takim disaditorë deri në përmbylljen e marrëveshjes finale për njohje Kosovë-Serbi.