11:27 / E Mërkurë, 03 Qershor 2020 / indeksADMonline

AAK-ja, gati për seancën, por ka një mungesë të rëndësishme!

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka publikuar pamjet para fillimit të seancës së kuvendit për formimin e Qeverisë së re.

Por, siç mund të shihet në fotografi, Donika Kadaj-Bujupi nuk është pjesë e grupit.

Ka dilema të mëdha para seancës nëse Kadaj-Bujupi do ta votojë Qeverinë e Hotit dhe mungesa e saj në këtë fotografi rrit dilemat edhe më shumë./Indeksonline/