AAK, humb 7 ulëse në legjislaturën e tetë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit, me këtë a bërë me dije emrat e 120 deputetëve të legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), do të përfaqësohet nga 15 deputetë në legjislaturën e re të Kuvendit, shkruan Indeksonline.
AAK në këto zgjedhje është udhëhequr nga kryetari i saj, Ramush Haradinaj, ka pësuar dëmtim të madh ku në legjislaturën e kaluar ka pasur 15 deputet, (që i bie 13 deputet nga AAK dhe 2 deputet që i’u bashkangjitën këtij grupi paralamentar) ndërsa tani ka 8 deputet, që i bie se ka humbur 7 ulëse në Kuvendin e Kosovës./Indeksonline
