75 Mall Live Search
13:50 / E Shtunë, 12 Shtator 2020 / indeksADMonline

AAK i ofron mbështetje ministrit Mustafa për t’i bërë zgjidhje vreshtarëve, venarëve e qumshtarëve

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka thënë se partia e tij do t’i ofrojë mbështetje ministrit të Bujqësisë, Besnik Mustafës për t’i bërë zgjidhje vreshtarëve, venarëve e qumshtarëve.

Haradinaj thotë se ata po vazhdojnë të kenë problem të shumta më shitjen e rrushit dhe venarët me pranimin e tij, shkruan Indeksonline.

Image may contain: 1 person, standing, sky, cloud, mountain, outdoor and nature

Ministri Mustafa do ta ketë mbështjetjen e Grupit tonë Parlamentar dhe besoj të të gjithë deputetëve të Parlamentit që të gjejë zgjidhje për këtë rast, sikurse edhe për rastin e qumshtarëve që po përballen me shumë vështirësi”, u shpreh ai.