75 Mall Live Search
17:32 / E Mërkurë, 16 Prill 2025 / Z S

AAK-ja do të shkojë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit

Sikurse PDK-ja e LDK-ja edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të marrë pjesë në seancën tjetër konstituive të Kuvendit.

Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga deputetja e zgjedhur e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj.

Ajo ka bërë të ditur se do të shkojnë në mbledhje të Kuvendit të Kosovës nëse do të thirret seancë në afatin e 48-orëve për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, të legjislaturës së nëntë.

“Po, do të jemi prezentë”, ka thënë Kadrijaj.

Për mbajtjen e seancës në fjalë, Avni Dehari, kryesuesi i asaj seance, i ka dërguar letër presidentes Vjosa Osmani, letër të cilën e ka siguruar Klankosova.tv, ku kërkohen sugjerime për opsionet e mundshme përpara.

Presidentja i ktheu përgjigje, duke thënë: “Rrjedhimisht, gjithashtu ju rikujtoj se fryma e Kushtetutës, praktika gjyqësore e Gjykatës Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit të Kosovës, ju obligon që seancën konstituive ta vazhdoni jo më vonë se brenda dyzet e tetë (48) orëve nga ndërprerja e saj. Andaj, ju ftoj që në përputhje me autorizimet tuaja si Kryesues i seancës konstituive të Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit, efektive që nga data 8 prill 2025, ta realizoni seancën konstituive në përputhje me parimet kushtetuese të përmendura më lart, Rregulloren e Kuvendit si dhe legjislacionin në fuqi”./Indeksonline/