75 Mall Live Search
14:40 / E Martë, 05 Gusht 2025 / LB

AAK-ja e gatshme të kontribuojë në formimin e institucioneve, thotë Haradinaj pas takimit me Prattipatin

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës priti sot në takim Anu Prattipatin, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë.

Gjatë takimit u diskutua rreth zhvillimeve aktuale politike në vend dhe në rajon, me theks të veçantë mbi situatën e krijuar pas bllokadës institucionale që po zgjat tash e disa muaj.

Kryetari i AAK-së e informoi Prattipatin për qëndrimin e Aleancës dhe përkushtimin për të kontribuar drejtpërdrejt në formimin sa më të shpejtë të institucioneve të reja që kanë dalë nga zgjedhjet e fundit.