75 Mall Live Search
21:02 / E Diele, 28 Dhjetor 2025 / MSH1

AAK-ja ka fituar vetëm në një komunë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar fitore në vetëm një komunë të Republikës së Kosovës, në zgjedhjet e parakohshme për Kuvend.

Bëhet fjalë për komunën e Deçanit, aty ku AAK-ja deri më tani ka marrë 45.98% të votave, shkruan IndeksOnline.

Në këtë komunë do të numërohen edhe 10 kuti me vota, por ritmi i rënditjes pritet të jetë i njëjtë.

AAK-ja në Deçan pasohet nga LVV-ja, me 31.14% të votave.