75 Mall Live Search
14:28 / E Mërkurë, 10 Mars 2021 / OSH

AAK-ja kërkon që të bëhet rinumërimi i plotë i votave

Në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, anëtari i KQZ-së, Ibrahim Selmanaj nga subjekti i AAK-së ka këkruar nga KQZ-ja rinumërim të plotë, pasi siç ka thënë ai vetëm në këtë mënyrë pastrohet procesi zgjedhor.

“Hetuesia ruhet të merret me secili komisioner në secilën qendër e vendvotim aty ku ka bërë ndërhyrje dhe kërkoj nga KQZ-ja që të bëhet një rinuëmrim i plotë në mënyrë që të pstorhet si proces në mënyrë që të evidentohen keqpërdorimet”, tha Selmanaj.

Ndërsa kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se për rinumërim të plotë vendos KQZ-ja, ajo shton se nëse pajtohen të gjithë anëtarët, atëherë kjo mund të ndodhë.

“Objekti i hetimit nuk janë kutitë e tjera, por janë vetëm ato që janë rinumëruar ditën e parë ato të votave me kusht ato janë objekt i hetimit, por jo edhe ato që janë duke u rinëmuëruar edhe ato 134 të djeshmet nuk janë objekt i hetimit, por nëse dalin dallime do të hetohen edhe ata komisionerë. Sa i përket rinumërimit total nuk mund të marrim ndonjë vendim dhe ajo është çështje e vendosjes së KQZ-së dhe nëse merr përkrahjen atëherë do të ndodhë”.