75 Mall Live Search
22:59 / E Enjte, 30 Tetor 2025 / H F

AAK-ja mbështet Arian Tahirin në balotazhin për Mitrovicën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e mbështet kandidatin e PDK-së, Arian Tahirin në balotazhin për komunën e Mitrovicës.

Kështu u shpreh kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj duke thënë se njerëzit e partisë që ai drejton e përkrahin Tahirin, përcjell Klankosova.tv.

Haradinaj tutje tha se në nivel komunal, dega i ka duart e lira  për të vendosur për koalicionet që duan t’i bëjnë.

“Në nivel komunal i kanë duart e lira njerëzit tanë të vendosin për koalicion, ky është realitet i yni. Nuk vendosim emra, ata vendosin, ne i pysim çfarë oferta keni, çfarë mundësish keni, por vendimin e merr dega dhe ne e respektojmë.

“Për shembull në Mitrovicë e përkrahin Arian Tahirin njerëzit e Aleancës, diku tjetër të LDK-së”, është shprehur Haradinaj.