75 Mall Live Search
08:50 / E Enjte, 07 Dhjetor 2023 / AR

AAK-ja mblidhet sot, diskuton për draft-statutit për Asociacionin

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë ditës së sotme do të mbajë mbledhjen e Kryesisë për të diskutuar për versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, i pranuar nga Bashkimi Evropian.

Zyra për media e kësaj partie, në një njoftim për media kanë deklaruar se kanë pranuar versionin zyrtar të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku i njëjti i është shpërndarë gjithë anëtarëve të kryesisë së Aleancës dhe është kërkuar nga ta t’i bëjnë komentet e tyre lidhur me draft-statutin dhe të njëjtat do të diskutohen në mbledhjen e radhës së kryesisë së Aleancës, të thirrur sot në ora 17:00.

Pas mbledhjes së kryesisë, AAK do të dalë me qëndrim publik lidhur me draft-statutin e Asociacionit.