75 Mall Live Search
15:24 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2025 / MSH

AAK-ja nënshkruan zotimin për përfshirje të çështjeve për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nënshkroi deklaratën e zotimit, që në praktikat qeverisëse do të përfshijë çështjet që kanë të bëjnë me të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Njoftimi u bë i ditur nga vet AAK-ja, përmes një postimi në Facebook

“Deklarata është nënshkruar me qëllim të krijimit të kushteve të barabarta dhe sigurimit të një jetese të pavarur dhe të dinjitetshme për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Në deklaratë shkruan si në vijim:

Ne do të prioritizojmë kërkesat si më poshtë:

Plotësim-ndryshimi i Ligjit për Ndërtim, i cili do të rregullojë qasshmërinë për personat me aftësi të kufizuara;

Nxjerrja e Aktit nënligjor për rehabilitimin e personave paraplegjik dhe tetraplegjik, bazuar në Ligjin për Statusin dhe të Drejtat e Personave Paraplegjik dhe Tetraplegjik;

Lirimi nga zhdoganimi i automjeteve të përshtatura nga taksa e importit, përfshirë TVSH-në për personat me aftësi të kufizuara, kujdestarët e tyre dhe shoqatat e licencuara, që ofrojnë shërbime për persona me aftësi të kufizuara;

Sigurimi i Kodit Buxhetor për financimin e organizatave të personave me aftësi të kufizuara, në Ligjin për buxhet.

May be an image of ‎ticket stub and ‎text that says '‎5.2:44 PM IMG-20250205-VIA0001 ing HANDIKOS drejtuar jitha subjekteve Subjekti Politik Aleanoa بي Ardimérim cosoree DEKLARATE ZOTIMIT Zotohemi eлe drejtat kushteve barabarta dhe praktikat igurimittr geverisése perfshijme çeshtjet kane kufizuara jetojne qellim pavarur bejne krijimit kerkesat me poshte: kufizuara; Statusin Aktit nênligjor, me rehabilitimin personave Tetraplegjik; dhe Lirimi zhdoganimi automjeteve personat me aftési kujdestarét tyre me bazuar nê igjin er Sigurimi Kodit Buxhetor buxhet; taksa importit, perfshire TVSH shoqatat licencuara, ofrojne per per financimin organizatave tẻ ẻ personave aftésité tẻ ufizuara, Ligjin er mbiemri, Mulartem Nita sckrevar prroitciom ส shkart 2025) Data 01/02/ 11/02/2026 2025 Pidktna mat tmal.poco/maouClorbasigrpea‎'‎‎