AAK krijon forumin e kryetarëve të komunave që udhëhiqen nga kjo parti

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se janë të shqetësuar se Kosova mund të shkojë në kolaps të krizës energjetike.
Ai ka theksuar se po ashtu inflacioni është mbi 14% dhe nuk po shohin ndonjë veprim në këtë drejtim nga ana e Qeverisë.
Haradinaj ka thënë se janë bllokuar edhe nisma të tjera si nisma për tërheqjen e 30% nga Fondi Pensional.
Kreu i AAK-së ka akuzuar Qeverinë se nuk po tregohet bashkëpunuese me komunat, derisa ka paralajmëruar se do të krijojë forum të kryetarëve të komunave.
“Qeveria ka kohë që nuk është duke u treguar bashkëpunuese por edhe e përgjegjshme për komuna, nuk ka ndarë buxhet për komuna. Pikërisht për këtë arsye AAK ka vendos të krijojë një forum të kryetarëve të komunave. I pari që do t’i prijë forumit të kryetarëve është kryetari Ardian Gjini”, ka thënë ai.