12:24 / E Mërkurë, 14 Prill 2021 / OSH

AAK-ja: Qeveria Kurti po qeverisë pa program

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri dhe ish deputetja e kësaj partie Teuta Haxhiu kanë mbajtur një konferencë për medie ku kanë akuzuar  qeverinë Kurti që ende nuk ka prezantuar programin qeverisës, raporton IndeksOnline.

Tahiri ka thënë se tashmë janë bërë dy muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet dhe se me zgjedhjen e qeverisë Kurti deri më tani nuk është prezantuar programi qeveritar.

“Ju kemi ftuar të ngrisim një çështje se për AAK-në është jashtëzakonisht e rëndësishme janë bërë 2 muaj që kur kanë përfunduar zgjedhjet e qeveria Kurti po qeverisë pa program, kjo qeveri është e pushteti dhe jo e shtetit. Kjo qeveri ka zhurmë të madhe”, tha Tahiri.

Ndërsa Haxhiu, ka thënë se AAK-ja kërkon veprim nga partia në pushtet.

“ Ne deri më tani kemi parë veprime popullsitë. Kemi parë një vendim të padrejtë dhe asnjë bazë shkencore me të cilën u goditë ekonomia e vendit. Si është e mundur të mbyllësh në njërën anën shtëpinë tënde, ndërsa në anën tjetër të luash lojën e djallit të shkosh në shtetin amë. Ky është një paradoks që vetëm kjo qeveri mund ta bëjë. I Zoti i shtëpisë prioritet duhet ta ketë shtëpinë. Kjo qeveri nuk ka treguar. Një qeveri që ka dalë nga mbështetja popullore, nuk duhet të frikësohet”, tha Haxhiu.