75 Mall Live Search
20:32 / E Shtunë, 02 Mars 2019 / indeksADMonline

AAK jep detaje për Kuvendin Zgjedhor në Deçan

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Deçan ka mbajtur sot Kuvendin e 8-të zgjedhor.

AAK ka dhënë detaje lidhur me këtë kuvend, ku deputeti Daut Haradinaj u zgjodh kryetar i degës, transmeton Indeksonline.

Kjo parti bënë të ditur se në këtë kuvend morën pjesë afër 500 delegatë.

 “AAK dega në Deçan sot mbajti Kuvendin e VIII Zgjedhor me pjesëmarrje prej 473 delegatëve.

Në mënyrë unanime u rizgjedh Kryetar i degës, deputeti z.Daut Haradinaj dhe Këshilli Drejtues me përbërje prej 30 delegatëve të dalur nga Kuvendi dhe 33 delegatëve që sipas Statutit të partisë bëhen pjesë e Këshillit në mënyrë ekso ficio, gjithsej Këshilli Drejtues i deges së AAK-së në mandatin e ardhshëm katër vjeçare do të përbehet nga 63 anëtarë”, thuhet në njoftimin e AAK-së në faqen e tyre në facebook.

Më poshtë disa fotografi nga mbajtja e Kuvendit Zgjedhor në Deçan./Indeksonline/