18:34 / E Martë, 29 Nëntor 2022 / k.v

AAK: Kemi programin më të mirë zhvillimor për komunat dhe për Kosovën

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare ka bërë të ditur se sot kryetari i saj, Ramush Haradinaj ka pritur në takime të ndara degën e AAK-së në Prishtinë dhe atë të Obiliqit.

AAK ka thënë se programi i saj është zhvillimor për komunat dhe për Kosovën.

“Aleanca ofron programin më të mirë zhvillimor për komunat dhe për Kosovën, e po ashtu edhe kuadro të përgjegjshme në punë, të guximshëm në vendimmarrje dhe të pakompromis ndaj të keqes.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, sot në takime të ndara ka pritur përfaqësuesit e degëve të Prishtinës dhe Obiliqit”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Në këto takime i pari i AAK-së, Haradinaj ka falenderuar degët për udhëheqjen dhe angazhimin e tyre.

“Në takime është biseduar për situatën aktuale në vend si dhe për gjendjen organizative të Aleancës në këto degë. Kryetari Haradinaj ka falënderuar udhëheqjen e degëve të Prishtinës dhe Obiliqit, për angazhimin dhe përkushtimin e tyre”, thuhet në njoftimin e AAK-së.