75 Mall Live Search
12:04 / E Mërkurë, 11 Nëntor 2020 / OSH

AAK-ja kundër Hotit: S’votojmë pro izolimit total të vendit

Pavarësisht paralajmërimeve të kryeministrit Avdullah Hoti e kreut të MSH-së, Armend Zekaj, për mbyllje totale të vendit, Aleanca e Ramush Haradinajt është kundër që të merret një vendim i tillë.

Deputetja e kësaj partie, Albena Reshitaj, në një konferencë shtypi ka thënë se duhet të gjenden ende alternativa të tjera në mënyrë që të mos ndodhë mbyllja dhe izolimi total i vendit.

“Ne ua kemi dërguar një letër të gjithë kolegëve tanë në Qeveri dhe të mos nguten për mbyllje totale të të gjithë vendit. Të gjithë përfaqësuesit e AAK-së nuk pranojnë të votojnë izolimin total të vendit. Ka ende alternativa, para se të bëhet izolimi total”, ka thënë Reshitaj.