20:20 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / AR

AAK kundër martesave brenda së njëjtës gjini

Grupi parlamentar i AAK-së do të votojë kundër miratimit në parim të Kodit Civil, i cili përmban edhe pjesën sipas të cilës do të lejoheheshin martesat brenda së njëjtës gjini.

Kështu ka njoftuar Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, raporton Indeksonline.

“Si përfaqësues të popullit dhe pas kërkesave të shumta që kemi marrë nga elektorati ynë, miratimi i një baze të tillë ligjore, vlerësohet i parakohëshm”, shkruan ai.