75 Mall Live Search
21:44 / E Premte, 24 Nëntor 2023 / MSH

AAK mbledh asamblistët e saj nga rajoni i Dukagjinit, koordinohen për t’i shtyer përpara kërkesat e qytetarëve

Asamblistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në komunat Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog e Junik, janë mbledhur sot në në Pejë në një takim koordinues dhe bashkëpunues.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Kënaqësi që sonte në kryqendrën e Dukagjinit, në Pejë, të i takojmë Asambleistët nga radhët e AAK-së në komunat; Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik”, ka thënë Ramosaj.

Postimi i plotë:

Besimi qytetar është i shenjtë!

Shërbimi ndaj tyre është nder dhe përgjegjësi!
Kënaqësi që sonte në kryqendrën e Dukagjinit, në Pejë, të i takojmë Asambleistët nga radhët e AAK-së në komunat; Pejë, Gjakovë, Deçan, Klinë, Istog dhe Junik.

Koordinimi dhe bashkëpunimi mes tyre, si zë i qytetarëve në institucione është mëse i rëndësishëm, për t’i shtyer përpara nevojat dhe kërkesat qytetare.