AAK më 5 qershor mban Kuvendin Zgjedhor

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, të mërkurën ka mbledhur Këshillin Drejtues dhe Kryesinë e partisë.
Kreu i AAK-së në një postim në Facebook, ka njoftuar se më 5 qershor do të mbahet Kuvendi Zgjedhor i këtij subjekti.