AAK në Istog: LDK po provokon me flamuj partiak, le të mirret seriozisht këtë rast

Dega e AAK-së në Istog ka reaguar ndaj defilimeve me flamuj nga anëtarë të LDK-së. AAK ka ftuar organet e rendit që të mirren me këtë rast.

“Simpatizantë të LDK-së me flamuj partiak, po lëvizin në afërsi të qendrave të vend votimeve në Istog, duke thyer kështu rregullat zgjedhore.
LDK është në panikë nga humbja, prandaj po tenton që me çdo kusht ta prish procesin zgjedhor.

Ftojmë organet e rendit që të merrën seriozisht me këtë rast, dhe me incidentet tjera të shkaktuara nga simpatizantët e LDK-së, e të nxitur nga zyrtarët e saj në Istog” thuhet në reagimin e AAK-së në Istog.
