AAK në Pejë: Dorëheqja e Gazmend Muhaxherit nuk mjafton, prokuroria ta hetoj çdo zyrtar komunal

Dy zyrtarë të komunës së Pejës janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë qenë të përfshirë në keqpërdorim të subvencioneve.
Për këtë ka raportuar ekskluzivisht IndeksOnline gjatë ditës së sotme.
Aleanca e Ardhmërisë së Kosovës – dega Pejë, ka kërkuar nga kryetari Gazmend Muhaxheri që së bashku me kabinetin e tij të largohen nga menaxhimi i parasë publike.
Ata thanë që vetëm dorëheqja e Muhaxherit nuk mjafton.
“Dje ju dënua me burg shefi i tij i kabinetit për korrupsion duke dëmtuar buxhetin e shtetit me 10 mijë euro, sot ju arrestua tjetri zyrtar dhe njeri i afërt i tij për përvetësimin e 50 mijë eurove në mënyrë të kunderligjshme.
Gazmend Muhaxheri bashkë me kliken e tijë, duhet sa më shpejt të largohen nga menaxhimi i parasë publike. Dorëheqja nuk mjafton. Mjaft zhvatet qytetarët. Ftojmë prokurorinë që të hetohet çdo dojse e dyshimtë e profilit korruptiv. Ftojmë prokurorinë të hetojë çdo zyrtar të komunës së Pejës që kanë precedent penal dhe dyshim të preardhjes së pasurisë”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/