75 Mall Live Search
11:28 / E Mërkurë, 29 Shtator 2021 / B O

AAK në Pejë i përgjigjet Gazmend Muhaxherit për kritikat për Borean: Kush ta ndërtoj vilen luksozë në Rugovë?

Gazmend Muhaxheri mbrëmë në një debat televiziv ka akuzuar AAK-në se ka ndihmuar që të ndalet projekti i Boreas në Pejë.

Nuk ka vonuar shumë dhe dega e AAK-së në Pejë i është kundërpërgjigjur kryetarit të Pejës.

AAK e quan Muhaxherin mashtrues ordiner, ndërsa e ka pyetur se kush ia ka ndërtuar vilën luksoze në Pejë.

“Ky njeri ka probleme serioze…!
Shikojeni në çfarë konspiracione është futur kryetari i komunës, është e dhimbshme që komuna ka ra pre e këtij mashtruesi ordiner.
Z. Muhaxheri, shpifjet dhe mashtrimet tua nuk të ndihmojnë aty ku jeni futur…

  • Gaz, AAK, nuk ka të bëjë në dështimin e boreas-
    -Gaz, AAK nuk ka të bëjë në arrestimet e ushtarëve tu.
    -Gaz, AAK nuk ta ndërtoj ty villen luksoze në Rugovë.
    -Gaz, AAK nuk i pasuroj drejtoret tu.
    -Gaz, tregoju qytetarëve që për çdo punësim në arsim, qka duhet të bëjnë ata!
    Ne dijmë që je një mashtrues ordiner dhe për çdo dështim tëndin, përpiqesh që fajet tu ja hedhesh të tjerëve.
    Jemi te bindur që edhe qytetarët e Pejës po i kuptojnë mashtrimet tua” thuhet në reagimin e degës së AAK-së në Pejë./Indeksonline/