AAK në Pejë i reagon fuqishëm Gazmend Muhaxherit
Komuna e Pejës ka vendosur edhe këtë vit të mos e dekorojë qytetin me rastin e festave të fundvitit.
Lidhur me këtë çështje, Alenaca për Ardhmerinë e Kosovës, dega në Pejë ka reaguar përmes një postimi duke thënë, mos dekorimi i qytetit të Pejës në prag të festave të fundvitit, nga ana e Komunës së Pejës, nuk ka asnjë justifikim!
Ja postimi i plotë:
Mos dekorimi i qytetit të Pejës në prag të festave të fundvitit, nga ana e Komunës së Pejës, nuk ka asnjë justifikim!
Me sinqeritetin më të lartë politik e moral, pa e llogaritur rolin opozitar, AAK dega në Pejë, reagon ashpër ndaj mos dekorimit të Pejës me rastin e festave të fundvitit.
AAK e Pejës konstaton se një vepri i tillë tash e disa vite, për fat të keq, është kthyer në dukuri për pushtetin aktual të Pejës.
Një veprim i tillë skandaloz dhe fyerje për qytetarët dhe veçanërisht për bashkëtdhetarët tonë që vizitojnë vendlindjen në prag të këtyre festave.
I pajustifikueshëm është çfarëdo arsyetimi i komunarëve për këtë mosveprim, në një peirudhë kur të njejtit çdo ditë, dëmtojnë buxhetin komunal, duke paguar vendime të proceseve të humbura gjyqësore për të mbuluar vjedhjet klasike të buxhetit, që i shkaktojnë njerëz të afërt të kryetarit Muhaxheri, drejtorë të drejtorive dhe të punësuarë të kabinetit të tij,
Tërë kësaj, nëse ja shtojmë edhe vonesat maratonike të ndërhyrjeve për rregullimin e sheshit të qytetit, i bie se qendra e qytetit të Pejës, edhe këtë ndërrim të moteve do ta presë me fotografinë që nuk e meriton si qytet i vlerave dhe i qytetarëve të saj të mrekullueshëm, pavarësisht përcaktimeve të tyre politike.
Me indinjatë:
Dega e AAK-së, Pejë
Zyra për Informim