21:46 / E Martë, 26 Janar 2021 / OSH

AAK në Pejë merr përkrahjen e Podgurit, takime mbresëlënëse të kandidatëve në këtë anë të Dukagjinit

Kandidatët për deputet nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës sot kanë vizituar komunën e Pejës, shkruan IndeksOnline.

E mikpritja e ngrohtë e qytetarëve për kandidatët e AAK-së nuk mungoj në Podgur të Pejës.

Në njoftimin e AAK-së thanë se fitorja në këtë lokalitet nuk është e diskutueshme.

“Podguri i mrekullueshëm si çdo herë. Fitorja e Aleancës në këtë lokalitet nuk është e diskutueshme, falë strukturave aktive të kësaj pjese dhe falë përkrahjes së parezervë nga banorët.

Kjo pjesë e Pejës, ofron potencial të madh të zhvillimit të turizmit dhe si e tillë do ta ketë vëmendjen e merituar”, thuhet në njoftim./IndeksOnline/