AAK në Pejë numëron shkeljet dhe parregullsitë në këtë komunë
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, sot ka mbajtur konferencë për media me temë “Keqpërdorimet në komunën e Pejës dhe të gjeturat e Auditorit të Përgjithshëm për qeverisjen komunale”.
Në emër të kësaj partie foli Ali Berisha, i cili tha se Komuna e Pejës rregullisht ka bërë shkelje të të qëllimshme të ligjeve në fuqi pasi që në vazhdimësi raportet e auditimit kanë nxjerrë shkelje dhe kanë dhënë rekomandime të cilat nuk janë përfill.
“E kemi thënë shumë herë dhe vitin e kaluar, e kemi përsërit që Komuna e Pejës po tregon shkelje të vazhdueshme dhe Raporti i auditimit sipas nesh nuk ka bërë gjetjen e parregullsive për të cilat ne si opozitë kemi dhënë vërejtje të vazhdueshme, siç janë ndërtimet pa leje, krijimin e borxheve enorme duke realizuar projekte pa pasur mjete financiare, tjetërsim të pronave komunale përmes ndërrimit të pronave pa ndonjë interes strategjik për Komunën e Pejës, humbja e çuditshme e rasteve në gjykata e shumë e shumë forma të tjera të keq qeverisjes komunale”, ka thënë Berisha, përcjellë Indeksonline.
Sipas tij raporti nuk merret as me moszbatimin e premtimeve për zhvillim ekonomik dhe as me moszbatim të projekteve jetike si uji i pijes dhe kanalizimet.
“Për shkatërrimin e sportit dhe kulturës e as me shkeljet e ligjit që tashmë po merret gjykata. Megjithatë këto të gjetura, kanë konstatuar që Komuna e Pejës ka mosrespektim të procedurave të prokurimit, punësim të panevojshëm në kontratë në vepër, menaxhim jo adekuat me pronat komunale dhe dhënia e tyre me qera, mbikëqyrje të dobët të projekteve të kontraktuara, parregullsi e menaxhimit në pronë, menaxhim jo adekuat i dosjeve të personave të punojnë në Komunën e Pejës.
Nëse ndalemi dhe i analizojmë se përse po ndodhin këto veprime mund të konstatojmë se këto bëhen për të përkrahur kompani të caktuara dhe dyshimi vjen se kjo bëhet me qëllime korruptime. Punësim të panevojshëm me kontratë në vepër, bëhet për të punësuar militantë partiak, familjarë të pushtetarëve, ngase të punësohet 51 persona me kontratë në vepër për pozita të rregullta të punës s’ka shpjegim tjetër”, shtoj tutje ai.
Berisha përmendi edhe çështje tjera të nxjerra nga raporti i auditimit siç janë montimi i kaldajave për ngrohtore për shkolla ku për një fakturë është paguar dy herë e më tepër, por edhe ku pagesat janë bërë e punët s’janë kryer.
“Një rast është ilustrativ për keqpërdorim të parave të komunës, dënimet gjyqësorë, ku auditori në faqen e 26-të, potencon vetëm tri kontrolla për tri raste abuzive, siç është pagesa 478 mijë euro vendim gjyqësor për shkak të shkeljes së ligjit dhe vonesave në pagesa pasi që ligji thotë se 30 ditë ka komuna për pagesë për rastet e vendimeve gjyqsore, ato vonesa vetëm në këtë vendim komuna të paguajë mbi 539 mijë euro.
Rasti i dytë digjitalizimi i kadastrës ku në vendim gjyqësor komuna është dashur të paguajë 17 mijë euro, për shkak vonesave ka pagu mbi 20 mijë euro.
Një rast tjetër ku një nxënëse për shkak të lëndimit nga shpërthimi i një kalldajve në shkollë ku me vendim gjyqësor në rastin asaj i duheshin paguar 56 mijë euro, ka pasu vonesa dhe ka pagu komuna të pagujë 73 mijë euro”.
Në fund Berisha ka kërkuar nga prokuroria dhe policia që të merren me këto raste dhe të hetohen shkelësit të ligjit. /Indeksonline/