AAK në Pejë tregon investimet në këtë qytet gjatë qeverisjes Haradinaj: Investime, më shumë se çdo kryeministër tjetër

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejëa ka publikuar investimet që janë bërë në këtë qytet gjatë Qeverisë së Haradinajt.
Dega e AAK-së në Pejë thotë se Haradinaj ka bërë për Pejën më shumë se çdo kryeministër tjetër.
“Qeveria e Haradinajt investoi në Pejë më shumë se çdo kryeministër tjetër!
26 milionë e 762 mijë e 562 euro është investimi direkt në Komunën e Pejës gjatë Qeverisjes së Haradinajt!
Sipas viteve, investimi direkt ishte:
• Në vitin 2017: 4 milionë e 889 mijë e 462 euro
• Në vitin 2018: 15 milionë e 647 mijë e 978 euro
• Në vitin 2019: 6 milionë e 225 mijë e 122 euro.
Kjo shumë është pa sigurimin e mjeteve (kredi në BERZH) për aksin Zahaq – Kiev prej 192 milionë e 800 mijë eurosh, por edhe pa autostradën e Dukagjinit, e cila ishte futur në buxhetin e vitit 2020. Ndërsa kur VV – LDK erdhën në pushtet e ndalën këtë projekt madhor. Pas rënies së Qeverisë së Kurtit, kur LDK-ja i bëri ofertë AAK-së, kryetari Ramush Haradinaj pati vetëm një kusht: të futet në buxhet autostrada e Dukagjinit që fatmirësisht është në buxhetin e vitit 2021. Po ashtu një ndër projektet më të rëndësishme në Komunën e Pejës, ai i zgjerimit të rrugës Pejë – Kuçishtë me kodin 18,141 ishte futur në projeksione buxhetore në vitit 2019 si projekt që do të rehabilitohej në vitin 2020 dhe kishte shumën prej 500 mijë eurosh si fazë të parë, por edhe ky projekt u hoq nga Qeveria VV – LDK. Investimet e tilla si aksi Kiev – Zahaq, autostrada e Dukagjinit dhe projektet direkte balancuan diferencimin me vite që u është bërë qytetarëve të Pejës dhe kjo ndodhi vetëm në Qeverinë e Haradinajt. Për ta dëshmuar këtë është edhe fakti se në buxhetin e vitit 2021, vetëm 2 milionë e 610 mijë euro është investimi i Qeverisë në Komunën e Pejës edhe pse komuna dhe kryeministri janë nga LDK-ja.
Të gjitha të dhënat e mësipërme mund të konstatohen në web faqen e Ministrisë së Financave ku janë edhe tabelat e buxhetit për secilin vit, në vegzen: https://mf.rks-gov.net/
P.S. Në tabelar mund t’i shihni të gjitha projektet me kode, tituj dhe shumën e parave që janë financuar nga Qeveria e Haradinajt e për të cilat janë krekosur shumë herë pushtetarët e Komunës së Pejës.
Duke u nisur nga këto fakte të argumentuara me shifra zyrtare, atëherë lirisht mund të konstatojmë që zhvillimi për Pejën, është vota për AAK-në” thuhet në njoftimin e degës së AAK-së në Pejë.



