75 Mall Live Search
16:27 / E Mërkurë, 28 Maj 2025 / Z S

AAK në pritje të përgjigjes nga Gjykata Kushtetuse

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka marrë ende përgjigje nga Gjykata Kushtetuse lidhur me votimin e fshehtë.

Kështu ka bërë të ditur për Indeksonline, deputetja e kësaj partie, Time Kadriaj. Ajo ka thënë se ende janë në pritje të një përgjigje nga ana e Gjykatës.

Më tutje deputetja e AAK-së ka bërë të ditur se për ditën e nesërme nuk kanë ndryshuar qëndrim sa i përket votimit për Albulena Haxhiun.

Kadriaj thotë se AAK-ja mund të ndryshojë qëndrim për votim në rast se Lëvizja Vetëvendosje e ndryshon kandidatin për kryetar kuvendi.

Theksojmë se nesër pritet të mbahet seanca e 23-të me rradhë./Indeksonline/