14:33 / E Enjte, 30 Janar 2020 / indeksADMonline

AAK-ja në takim me Borellin: Kërkuam, që Berlini të jetë shumë aktiv në dialog

Antari i kryesisë së AAK-së Besnik Tahiri Tahiri ka treguar para mediave se çka u fol në takimin që kishin me përfaqësuesin e lartë të BE-së, Josep Borell.


“Në takim i bëmë publike qëndrimet tona. Treguam zotimin tonë për përmbushjen e MSA-së. Kërkuam që sa më shpejt të vendoset në agjendë liberalizimi i vizave”, ka thënë Tahiri, duke treguar edhe arsyen pse kryeministri në detyrë nuk mori pjesë në këtë takim.

“Kryeministri Haradinaj ka pasur një agjendë tjetër që s’ka marrë pjesë, jam unë përfaqësues. Pse se ka vizituar Haradinajn në zyrë, duhet ta pyesni edhe zyrën e BE-së”.

“Përshëndesim përkushtimin e Merkelit, Macronit dhe Grenellit. Kërkuam që Berlini të jetë shumë aktiv në dialog. Njohja reciproke është e vetmja zgjidhje”, ka thënë Tahiri.