11:03 / E Hënë, 03 Shkurt 2020 / indeksADMonline

AAK nuk e voton Qeverinë Kurti, por as s’do t’i gjuajnë me vezë

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka deklaruar që kjo Qeveri e cila pritet të votohet sot duhet të mos e heq taksën.

Lekaj madje tha se AAK nuk do ta votojë Qeverinë Kurti.

“Sa i përket taksës është qëndrim i Haradinaj dhe mendojmë që do të bëjnë më të mirën që taksa të qëndrojë. Nëse marrim vendime të ngutshme mendoj që do të fundoset Kosova”, tha Lekaj.

Lekaj ka thënë që nuk do ta votojnë Qeverinë Kurti pasi askush nuk na i ka njoftuar, ndërsa ka deklaruar se në ndonjë rast “nuk do të gjuajnë me gaz dhe me vezë” ndaj tyre./Indeksonline/