75 Mall Live Search
21:50 / E Enjte, 05 Mars 2026 / B XH

AAK nuk mori pjesë në seancë, Besnik Tahiri tregon arsyet

Shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka treguar pse nuk morën pjesë në seancën për amendamentet kushtetuese.

Ai tha se AAK gjithmonë ka besuar në një kohë që Presidenti duhet të zgjidhet nga populli.

Por, ai tha se pushteti e përdori këtë seancë për të pretenduar se gjoja dëshirojnë të zgjedh Presidentin.

“Nuk mund të votohen këto amendamente pa pasur prezentë edhe deputetë të pakicave joshumicë.

“Kjo ishte një improvizim për të bërë disa deklarata politike, për të ndryshuar kushtetutën që nuk mundet me ndodh gjysmë natën, pa diskutim paraprak”.

“Ne nuk bëhemi pjesë e një spektakli që më shumë i ngjan një cirku, sesa i një pune serioze”, ka thënë ai.