75 Mall Live Search
20:53 / E Martë, 18 Nëntor 2025 / B XH

AAK nuk shkon nesër në seancën e orës 11:00, s’kanë votë për Konjufcën kryeministër

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), nuk do të marrë pjesë në seancën e së martë se thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kushtrim Xhemajli, zëdhënës i AAK-së, ka thënë se nuk do të marrin pjesë.

“Nesër nuk marrim pjesë në seancën e parë, në të dytën votojmë kundër”, tha Xhemaili.

Edhe subjektet tjera politike e kanë konfirmuar të njëjtën, me arsyetim se është thirrur pa konsultim.