AAK po bëhet e fuqishme në Malishevë, Daut Haradinaj prezanton aderimin e radhës
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka prezantuar sot aderimin e radhës në këtë parti.
Në një postim në Facebook, Haradinaj ka njoftuar se Xhevdet Krasniqi nga tani është pjesë e AAK-së, transmeton Indeksonline.
Më poshtë postimi i Haradinajt:
Sot radhëve të AAK-së, ju bashkua edhe një aktivist i shquar i çështjes kombëtare nga Drenoci i Malishevës.
Jam i nderuar me bashkërrugëtimin tonë politik me Xhevdet Krasniqin që me shumë vullnet po kyqet në radhët tona.
AAK do jetë e nderuar me angazhimin e tij dhe njerëzve që do bashkohen në të ardhmen e afërt.
Respekt për familjen e nderuar Krasniqi. /Indeksonline/
