20:18 / E Mërkurë, 19 Qershor 2024 / S Z

AAK publikon prioritetet në shëndetësi në programin e saj zgjedhor

Grupi i ekspertëve të AAK-së në lëminë e shëndetësisë sot ka diskutuar disa nga prioritetet që do të përfshiheshin në Pogramit zgjedhor të AAK-së 2025-2028, duke i veçuar si më të rëndësishme disa prej tyre:

1. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përcaktohet që çdo familje në Kosovë ta ketë mjekun e vet familjar;

2. Që të sigurojë buxhetin dyvjeçar për fondin e sigurimeve shëndetësore për gjithë qytetarët;

3. Zbatimin e një plani të detajuar për revitalizmin e plotë të QKUK-së, duke u nisur nga infratruktura e deri te kuadri profesional;

4. Decentralizimin e sistemit shëndetësor dhe autonomi të plotë për spitalet rajonale, duke i bërë ato kompetente për shërbime të profilizuara shëndetësore;

5. Që stomatologjia t’i takojë sektorit primar;

6. Krijimin e sistemit informativ shëndetësor (SISH);

7. Sigurimin e programeve të avancuara pë personelin shëndetësor;

8. Që Lista esenciale të zgjerohet deri në funksionalizimin e sigurimeve shëndetësore;

10. Partnerët strategjikë për trajnime specifike subspecialistike.