75 Mall Live Search
09:16 / E Enjte, 09 Shtator 2021 / LB

AAK pushon aktivitetin e saj për dy ditë në Deçan pas vrasjes së Blerand Kadrijajt

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë të ditur se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në këtë komunë, do ta pushojë gjithë aktivitetin e saj për dy ditët e ardhshme.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ramosaj ka thënë se kjo do të bëhet në shenjë nderimi për bashkëvendasin e tyre, njëherit ish-kandidat për kryetar të Deçanit, Blerand Kadrijaj, i cili mbeti i vrarë mbrëmë në Pejë.

“Në shenjë nderimi per bashkëvendasin tonë, ish-kandidatin për Kryetar të Deçanit, z.Blerand Kadrijaj, Aleanca për Ardhmerinë e Kosoves – AAK, në Deçan, e pushon gjithë aktivitetin e saj për dy ditët e ardhshme. Kjo në shenjë nderimi për Blerandin, familjen, miqtë, kolegët dhe gjithë qytetarët e komunës sonë! Sot nuk është dita të flasim për vota. Sot është ditë pikëllimi për Deçanin!”, ka thënë ai.